Mustafa raporton para deputetëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të raportojë sot përpara Kuvendit në lidhje me marrëveshjet e fundit me Serbinë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Paraprakisht, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka ftuar deputetët që të debatojnë për të gjitha çështjet, por assesi të mos i bllokojnë fizikisht punimet e Kuvendit.

Javën e kaluar, deputetët opozitarë kanë penguar rrjedhën e seancës, pasi kryeministri Mustafa ka shtyrë raportimin për marrëveshjet me datën 22 shtator.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-raporton-para-deputeteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala