Mustafa: Qytetarët e Kosovës kanë treguar orientimin e tyre proeveropian

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në seancën e sotme për ratifikimin e MSA-së, ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshje është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se dokumenti sipas rëndësisë së tij është në pisadestalin e marrëdhëniecve tona me BE-në, të ndërtimit të urave lidhëse me BE-në, dhe krijim të kushteve për anëtarësimin në BE.

“Unë sdo të flas për rëndësinë e marrëveshjes, sepse tashmë të gjithë e dinë,. Unë falënderoj të gjitha vendet e BE-së për përkrahjen dhe angazhimin e tyre në të gjitha rrugët dhe sqarimin e pikave të marrëdhënieve. Falenderoj Kuvendin e Kosovës në të gjitha mandatet, sepse është përkushtim i tyre për ligjet dhe proceset e parashtruara nga BE-ja. Presidentja e Kosovës është përkushtuar me angazhimin më të madh. Ky proces është i rëndësishëm për ne dhe qytetarët e saj”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se pret që ne do ta votojmë ashtu siç u propozua sot në Kuvend, ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

“Qytetarët e Kosovës kanë treguar orientimin e tyre proeveropian dhe kjo marrëveshje siguron që ta sendërtojmë të ardhmen tonë evropiane”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-qytetaret-e-kosoves-kane-treguar-orientimin-e-tyre-proeveropian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala