Mustafa: Qeveria nuk e ka në agjendë themelimin e një aviokompanie shtetërore

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova nuk ka një aviokompani shtetërore.

Madje, Qeveria nuk e ka as në agjendën e saj themelimin e një aviokompanie të tillë.

“Hapjen e një aviokompanie shtetërore nuk e kemi në agjendë sepse ne jemi në proces të rregullimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhet”, tha Mustafa.

Kjo çështje u hap për shkak të problematikave të fundit dhe mashtrimit të disa aviokompanive që kanë bërë ndaj qytetarëve që udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës.

Mustafa tha se është i vetëdijshëm sa i përket problemeve që ballafaqohen qytetarët, por kjo bie në përgjegjësinë e agjencive private të fluturimeve.

Mustafa konsideron se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes masave ligjore ndaj kompanive private që merrem me këto çështje dhe masat përmes konkurrencës që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-qeveria-nuk-e-ka-ne-agjende-themelimin-e-nje-aviokompanie-shteterore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala