Mustafa: Protesta ishte politike

Autori:Zekirja Shabani

Një ditë pas protestës, kryeministri, Isa Mustafa ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar. Ai ka ripërsëritur se protesta e djeshme kryekëput kishte qëllime politike, ndërsa ka shprehur keqardhjen për të lënduar dhe përkrahjen për policinë për garantimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

“Protesta kishte kryekëput qëllime politike. Policia e Kosovës e ka mbështetjen e plotë qeveritare për të mbrojtur pronën publike nga partitë politike. Shkaktari kryesor i eskalimit të protestës së djeshme ishte ultimatumi i dhënë për heqjen e kordonit policor”, ka thënë Mustafa.

“Qytetarët u thirren për të protestuar për Trepçën dhe shkarkimin e një ministri i cili kërkoi falje dhe të cilin nuk e pranuam. Trepça nuk mbrohet me dhunë ndaj policisë, ajo është mbrojtur me ligj që pamundëson privatizimin e saj . Qëllimi i kësaj proteste nuk ka qenë shkarkimi i Jabllanoviqit e as “Trepça” por ka qenë marrja e pushtetit”, është shprehur Mustafa.

Ai ka thënë se ministri për Kthim dhe Komunitete ka kërkuar falje “ndonëse ne nuk jemi pajtuar me deklarata e tija”.

Megjithatë i pari i ekzekutivit nuk e ka përmendur se a do të ketë shkarkim apo jo të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-protesta-ishte-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala