Mustafa: Problemet nuk zgjidhen me gaz, molotov e dhunë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se problemet në vend nuk zgjidhen me gaz lotsjellës, koktej molotovi e dhunë.

këto komente, shefi i Qeverisë i bëri gjatë një takimi që pati me Sindikatat e Arsimit.

Sipas tij dy çështjet për të cilat po bëhet bllokimi i Kuvendit kanë zgjidhje.

“Askush nuk ia falë asnjë pëllëmbë toke Malit të Zi. Do të ketë një komisionin ndërkombëtar për këtë çështje”.

Mustafa ka shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumica serbe e cila duhet do të themelohet dhe AKS-së nuk është pushtet i tretë.

“Në asnjë mënyrë nuk pranohet dhuna” ka potencuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-problemet-nuk-zgjidhen-me-gaz-molotov-e-dhune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala