Mustafa: Problemet me Serbinë duhet të zgjidhen në tavolinë

Shefi i qeverisë kosovare, Isa Mustafa ka thënë se është e rëndësishme që të ndërtohet paqja në këtë pjesë të Evropës në mënyrë që njerëzit të kenë kushte më të mira.
Ai këto komente i bëri gjata fjalimit të tij nën Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë.
“Mosmarrëveshjet tona do t’i kthejmë në ura bashkëpunimi, ky është synimi jonë si Kosovë.”
Sipas tij sfidat që aktualisht ka Kosova do të tejkalohen duke bashkëpunuar me vendet e tjera.
Mustafa përmendi edhe një numër projektesh që Kosova është duke i zhvilluar me Shqipërinë.
“Ne kemi punuar projekte të përbashkëta, me Shqipërinë. Ndër projektet tjera është edhe ai i autostradës e cila dëshirojmë që të na lidhë me Serbinë. Po punojmë poashtu në lidhjen tonë me Maqedoninë.”Presim përgjigje pozitive nga ana maqedone, poashtu edhe ndërtime hekurudhore që e lidhin Maqedoninë dhe Serbinë” tha ai , transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, duke folur për raportet me Serbinë, ai deklaroi se është pro dialogut.
“Ne po mundohemi që të gjitha mosmarrëveshjet që i kemi me Serbinë t`i zgjidhim me dialog” shtoi Mustafa.