Mustafa: Presidenti votohet në shkurt

Autori:Gazeta Fjala

Kreu i qeverisë, Isa Mustafa ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të votohet për presidentin e ri të Kosovës, e që sipas tij, do të jetë kreu i PDK Hashim Thaçi, raporton RTV Dukagjini.

 

I pyetur nëse do t’i ketë votat e LDK-së Thaçi për President, kryeministri Mustafa ka thënë se të gjithë duhet ta respektojnë marrëveshjen.

Ndërsa lidhur me protestën e ardhshme, që është paralajmëruar nga opozita, Kyeministri ka thënë se “jemi vend demokratik dhe protestat e qeta janë e drejt e çdo kujt”.

Këto komente kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i bëri në Pejë, në takimin e organizuar për diskutime rreth ndryshimeve të Statutit të LDK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-presidenti-votohet-ne-shkurt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala