Mustafa: Populli i Kosovës krenohet me virtytet e hebrenjve

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri  Isa Mustafa, me rastin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit, ka përkujtuar viktimat e krimeve naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, të kryera ndaj hebrenjve dhe popujve të tjerë.

Në këtë ditë memoriale ai  ka shprehur solidaritetin e qytetarëve të Kosovës me hebrenjtë dhe të gjitha viktimat e Holokaustit.

“Populli i Kosovës, i cili është përballur para pak vitesh me krime çnjerëzore, bashkëndjen dhe krenohet me forcën dhe virtytet e hebrenjve, të cilët përkundër ballafaqimit me krimet më të rënda në historinë botërore, janë sot simbol i faljes dhe pajtimit, duke mos harrur të kaluarën, por duke kontribuuar për të ardhmen e botës demokratike”, tha ai.

Shefi i Qeverisë poashtu, theksoi se qytetarët e Kosovës ndihen mirë që kanë ofruar përkrahje për hebrenjtë në atë periudhë të rëndë, duke shtuar se komuniteti hebraik është edhe sot pjesë e rëndësishme e shoqërisë kosovare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-populli-i-kosoves-krenohet-me-virtytet-e-hebrenjve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala