Mustafa: Populli është kundër veprimeve të opozitës

Autori:Gazeta Fjala

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për manifestimin e djeshëm gati 24 orë pas mbajtjes së tij. Në reagimin e kryeministrisë thuhet se pjesa më e madhe e popullit është kundër veprimeve të opozitës

Sipas Zyrës së Kryeministrit, numri i kufizuar i pjesëmarrësve në protestën e 28 nëntorit, në krahasim me parashikimet e opozitës edhe përkundër shpenzimeve të mëdha për ta siguruar transportin nga qytete të ndryshme të vendit, siç thuhet në njoftimin e ZKM’së, flet se shumica dërrmuese e qytetarëve kërkojnë zgjidhje institucionale të problemeve, stabilitetit të vendit, paqe, zhvillim ekonomik dhe siguri.

Në anën tjetër, Zyra e Kryeministrit thotë se qytetarët nuk duan anarki për qëllime të një grupi të ngushtë politik.

“Krahas flamurit kombëtar, qytetarët e vendit tonë respektojnë simbolet, flamurin dhe shtetin e tyre të pavarur”, thuhet ndër të tjera në njoftim

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-populli-eshte-kunder-veprimeve-te-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala