Mustafa: Për 5 muaj, 160 milionë euro investime

Në konferencën e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është bërë e ditur nga vet ky i fundit që brenda pesë muajve, në Kosovë ka pasur rritje për 160 milionë euro në investime, raporton Indeksonline/
“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se gjatë këtyre muajve është arritur një progres sa i përket përmirësimit të ambientit të të bërit biznes. Kemi përmirësim të bilancit të të bërit biznes dhë kemi pasur një rritjë 160 milion për 5 muaj investime të huaja. Kjo i bie se ka pasur investime të huaja për 5 muaj më shumë se të gjithë vitin paraprak”, tha Mustafa./Indeksonline/