Mustafa: Opozita po mendon zgjedhje me lotsjellës edhe në vendvotime

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shprehur keqardhje për dhunën e shkaktuar nga opozita ndaj institucioneve të Kosovës. Mustafa edhe një herë është shprehur i vendosur se nuk do të tërhiqet nga marrëveshjet, duke vlerësuar se ato janë në interes të qytetarëve të Kosovës.

Kreu i Qeverisë tha në mbledhjen e sotshme të kabinetit qeveritar se është i gatshëm të ballafaqohet me këdo dhe kudo por nuk është i gatshëm të pranoi ultimatume dhe kërcënime.

Mustafa ka kërkuar nga organet e drejtësisë që t’i ndriçojnë ngjarjet e fundit, pasi janë përcaktuar për shtet ligjor dhe nuk do të zmbrapsen nga kjo.

Sipas Mustafës, veprimet e opozitës nuk janë në interes të qytetarëve, madje bien ndesh me interesin e tyre.

Po ashtu, kreu i Qeverisë është shprehur i gatshëm që ekzekutivi t’i përgjigjet Kuvendit për punën e vet.

Mustafa tha se opozita po kërkon zgjedhje duke menduar se edhe zgjedhjet do të zhvillohen me gaz lotsjellës nëpër vendvotime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-opozita-po-mendon-zgjedhje-me-lotsjelles-edhe-ne-vendvotime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala