Mustafa: “Nuk pranoj ultimatume, jam i gatshëm për debat në Kuvend”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në emër të Qeverisë ka shprehur keqardhjen për zhvillimet e fundit në Kuvend duke thënë se dhuna e opozitës nuk i shërben popullatës.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të kryejnë punën e tyre lidhur me këtë rast dhe njëherësh ka bërë thirrje për zhbllokimin e Kuvendit.

“Veprimet e tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës”, ka thënë shefi i ekzekutivit kosovar në mbledhjen e Qeverisë.

“Jemi të gatshëm t`i përgjigjemi Kuvendit për çdo çështje. Poashtu jemi të gatshëm për debat në Kuvend për marrëveshjet e fundit”, ka shtuar Mustafa,

Numri një i Qeverisë ka potencuar se nuk pranon ultimatume. “S`ka ultimatume sepse Kosova duhet të sillet si shtet”, ka deklaruar ai, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-nuk-pranoj-ultimatume-jam-i-gatshem-per-debat-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala