Mustafa: Nuk jap dorëheqje, nuk e lë në baltë besimin e qytetarit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk ka arsye të japë dorëheqje pasi është në rrugë të drejtë dhe duke respektuar ligjin.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka thënë se “të japësh dorëheqje në këtë rrugë është braktisje, lënie në baltë e besimit të qytetarëve”.

Kreu i ekzekutivit ka vlerësuar se Qeveria aktuale ka legjitimitet dhe e ka përkrahjen e duhur ndërkombëtare për ta vazhduar punën për të cilin e ka marrë besimin e qytetarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-nuk-jap-doreheqje-nuk-e-le-ne-balte-besimin-e-qytetarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala