Mustafa nuk flet për ndotjen që krijon Ferronikeli

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës që bëri sot në Drenas u shpreh i kënaqur me punët që po kryhen në këtë komunë.

Bashkë me kryetarin e kësaj komune ata deklaruan para gazetarëve se çfarë kishin folur gjatë takimit.

Mustafa tha se komuna e Drenasit meriton përkrahjen e mëtutjeshme të Qeverisë, ndërsa kryetari i Drenasit Nexhat Demaku, shpreson se kjo përkrahje do të realizohet.

Por, kur u pyetën për problemin më të madh që ka kjo komunë, ndotjen nga Ferronikeli, kryeministri Mustafa nuk dha përgjigje.

Ai, para gazetarëve pranoi se edhe çështja e Ferronikelit ishte temë e diskutimeve, por tha se “jam i bindur që kjo kompani duhet të punoj konform ligjeve dhe rregulloreve që parashihen për mbrojtje të ambientit dhe që kjo barrë të mos i bie komunës së Drenasit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-nuk-flet-per-ndotjen-qe-krijon-ferronikeli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala