Mustafa: Nuk duhet të krijuar panik me Asociacionin

Autori:Gazeta Fjala

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa e ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook duke thënë se askund nuk shkruan se Asociacioni ka kompetenca ekzekutive.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Nga një lexim i shpejte kësaj marrëveshje tek teksti i botuar Anglisht nuk shihen kompetencat ekzekutive. Prandej nuk duhet krijiar panik . Duhet te lexohet ftohte dhe me vemendje. Nuk del me asgje jashte nga Marrveshja e Prillit 2013, ndoshta mund te konsiderohet ne kufjte e skajshem te Planit te Ahtisarit.

Asociacioni sigurisht se jep edhe nje instrument qe mund te levize ne dy drejtime:(1) ne inetgrimin me te mire te serbve ,(2) po edhe ne manipulimin me te madh me te nga ana e Serbise. Se si do te zhvillohen punet varet nga ajo se sa institucionet e kosoves i dalin zot vendit me zbatim te ligjit , me zhvillim ekonomik dhe demokratik. Prandej duhet te merremi me esencen e problemeve , pa nje vulgaritet dhe lufte primitive polItike.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-nuk-duhet-te-krijuar-panik-me-asociacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala