Mustafa: “Njerëzit e LDK-së i kanë vra, por nuk janë dorëzuar”

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ata që po bëjnë me gisht e po kërcënojnë, nuk kanë lënë gjë pa premtuar e pa ofruar, për të qenë në pushtet.

Sipas Mustafës, po ata kanë dhënë mbështetje për Gjykatën Speciale, vendet e rezervuara edhe dy mandate, gjenerozitete për pakicat, vazhdim të dialogut dhe implementim të marrëveshjeve.

“Sa për mua është e qartë se njerëzit e LDK-së i kanë vra e i kanë kërcënuar por kurrë nuk janë dorëzuar. E kanë kërcënuar edhe Ibrahim Rugovën, janë likuiduar shumë veprimtarë të LDK-së por fryma shtetndërtuese nuk është ndalë. Nuk do ta ndalni as ju!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-njerezit-e-ldk-se-i-kane-vra-por-nuk-jane-dorezuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala