Mustafa niset për Drenicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa gjatë ditës së sotme do të vizitojë komunat e Drenasit, Skenderajt dhe Mitrovicës.

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, gjatë vizitës në Drenas, të paraparë për në orën 10:00, Mustafa do të vizitojë objektin e ri të Komunës, që ndodhet pranë objektit aktual.

Në komunën e Skenderajt, ku është caktuar vizita për në orën 11:30, kryeministri do të vizitojë objektin e QKMF-së, i cili ndodhet mbrapa objektit të Komunës.

Ndërkaq, në komunën e Mitrovicës, ku do të shkojë në orën 13:00, Mustafa do të vizitojë zonën e lirë industriale ekonomike në fshatin Frashër, si dhe Ndërmarrjen “Bunjamini” në fshatin Shupkovc.

Në të tre komunat që do t’i vizitojë, kryeministri Mustafa do të realizojë edhe takime me krerët komunalë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-niset-per-drenice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala