Mustafa: Nëse Asociacioni nuk përfill ligjet e Kosovës, do të shpërbëhet

Autori:Avdyl Pajaziti

“Asociacioni shpërbëhet nëse Kushtetuesja thotë se ai është në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë në Rubikon kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili po ashtu ka paralajmëruar se nëse ky Asociacion nuk përfill ligjet e Kosovës pos që shpërbëhet, drejtuesit e tij do të arrestohen, raporton KTV.

I akuzuar nga opozita se i fali Malit të Zi rreth 10 mijë hektarë tokë, Mustafa ka thënë se me dokumente kadastrale kjo gjë nuk qëndron.

Për kryeministrin, i cili brenda sallës së Kuvendit ishte sulmuar me vezë, opozita e ka gabim, pasi sipas tij, ajo nuk është arenë e përleshjeve e as e përdorimit të armëve kimike sepse mund të rrezikohet jeta e njerëzve aty.

Mustafa ka folur edhe për “aferën” me postimet e tij në rrjetin social Facebook, kur më një status ia kishte përmendur kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj akuzat për liqenin e Radoniqit.

Fakti që e ka fshirë postimin, sipas Mustafës, do të thotë se i vjen keq, andaj edhe i kërkon falje.

Por, falje nuk e ka ndërmend t’i kërkojë Albin Kurtit, të cilin e pati quajtur gomar, pasi sipas tij, ai se meriton kërkimfaljen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-nese-asociacioni-nuk-perfill-ligjet-e-kosoves-do-te-shperbehet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala