Mustafa: Në asnjë moment nuk kam thënë që kërcënimi është shtyrë nga familja Jashari

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori menaxhues i Vala-së, Agron Mustafa, ka folur për kërcënimin që i është bërë, ku ka lajmëruar rastin në Polici.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook duke mohuar se ka përmendur familjen Jashari të ketë lidhje me këtë rast.

Mustafa ka shkruar në Facebook se ka punuar 3 vite bashkë me Bekim Hamzë Jasharin dhe kanë kaluar momente suksesi në Aerportin e Prishtinës.

Ne po ua sjellin publikimin e plotë të Mustafës në Facebook:

Gjatë ditës së djeshme u dha lajmi nga raporti i policisë për denoncimin që kam bërë unë në policinë e Kosovës, për një kërcënim ndaj meje.

Pas denoncimit të rastit, në disa media u shpërnda lajmi ku unë konfirmova denoncimin. Në shkrimet e mediave u përmend dhe Familja Jashari. Unë në asnjë moment nuk e kam thënë që kërcënimi është i shtyrë nga Familja Jashari.
Unë gëzoj respekt për Familjen Jashari. Për mëse 3 vite kam punuar për së afërmi, pa as edhe një të keqe në mes, me njërin nga pjesëtarët e kësaj Familje, Bekim (Hamzë) Jasharin.

Kemi shumë momente suksesi së bashku, ai në cilësinë e Kryetarit të Bordit e unë të Drejtorit Menaxhues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, deri në përfundimin e procesit të koncesionimit të aeroportit.

Shprehi keqardhjen time dhe kërkoj falje nga Familja Jashari për përmendjen e emrit të tyre në media lidhur me rastin e denoncimit tim në polici, për kërcënim ndaj meje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-ne-asnje-moment-nuk-kam-thene-qe-kercenimi-eshte-shtyre-nga-familja-jashari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala