Mustafa: MSA-ja hap rrugën e Kosovës për anëtarësim në BE-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë takimit të Forumit të Nivelit të Lartë, ka bërë të ditur se të martën në Strasburg, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për  Stabilizim Asociim. Me këtë rast, Mustafa tha se ky është fillimi i një rruge të gjatë, por të pa alternativë , që do të bëhet për t’iu ofruar Bashkimit Evropian. “Një rrugë për të cilën ne nuk kemi alternativë tjetër, sepse kjo alternativë është përkrahur dhe përqafuar nga qytetarët tanë dhe nga gjithë miqtë tanë ”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

Duke folur për progresin në Kosovë, kryeministri tha se kjo është arritur falë bashkëpunimit dhe ndihmës së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, është një Marrëveshje tepër e rëndësishme për ne, sepse hap dyert tona që ne të kemi marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe të kemi një cilësi krejt tjetër të bashkëpunimit ekonomik me vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri Mustafa, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me reformat dhe për një perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-msa-ja-hap-rrugen-e-kosoves-per-anetaresim-ne-be-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala