Mustafa: Mosmarrëveshjet të kthehen në ura bashkëpunimi

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Vjenës që po zhvillon punimet në Tiranë, ka folur për bashkëpunimin rajonal.
Mustafa ka thënë se dallimet dhe mosmarrëveshjet duhet të kthehen në ura bashkëpunimi pasi që synim i përbashkët sipas Mustafës është integrimi në BE.
Duke theksuar specifikat e ngjashme pasi që të gjitha vendet ballafaqohen me ngecje në zhvillim dhe me infrastrukture jo të zhvilluar, kryeministri tha se vendet e rajonit kanë nevojë për përkrahje, sidomos disa nga vendet që e kanë filluar më vonë procesin e tranzicionit dhe duhet të ecin me hapa më të shpejtë për t’u përafruar me vendet e BE-së.