Mustafa mbledh sot kabinetin qeveritar

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës sot e mërkurë, do mbajë mbledhjen e saj të rregullt duke filluar nga ora 9.

Edhe pse kryeministri Isa Mustafa kishte paralajmëruar se shumë shpejt do të jenë në qeveri në riprocedim amendamentet për Gjykatën Speciale, nuk dihet nëse sot do të diskutohet për këtë çështje.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 26 qershorit, dështoi që të votojë pro formimit të kësaj gjykate.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-mbledh-sot-kabinetin-qeveritar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala