Mustafa: Marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Konferencën Vjetore ka folur për të arriturat e kabinetit që ai drejton në vitin e parë të punës.

Mustafa ka folur po ashtu për dialogun në Bruksel, duke theksuar se do të kërkohet që të gjitha marrëveshjet e arritura të zbatohen.

“Ne do të kërkojmë që të bëhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani në Bruksel, që mendoj se është në dobi të dy palëve”.

“Sepse duhet ato zbatohen dhe normalizohen raportet dhe që Serbia t’i ketë të qarta detyrimet që i ka me Kapitullin 35 për anëtarësim në BE”.

“Çështje me rëndësi janë transporti ajror dhe ai hekurudhor, çështja e të pagjeturve – që është shumë me rëndësi”.

“Kur do të mbahen takimet unë nuk mund të siguroj”./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-marreveshjet-e-brukselit-duhet-te-zbatohen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala