Mustafa: Marrëveshja e Brukselit ka paraparë dërgimin e Asociacionit në Kushtetuese

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa gjatë mbledhjes së gabinetit qeveritarë ka deklaruar se adresimi i cështjes së Asociacionit të komunave me shumice serbe në Gjykatën Kushtetuese ka qenë e paraparë me Marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel.

Sipas Mustafës Gjykata është dashur të japë mendim lidhur me këtë marrëveshje, transmeton Gazeta Fjala.

“Unë nuk e konsideroj se Marrëveshja është suspenduar, ose se është vënë në dyshim. Konsideroj se Marrëveshja ka shkuar në Kushtetuese në mënyrë që të vërtetohet se çdo pikë e saj është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa, pasi ka njoftuar kabinetin e tij për pranimin e Raportit të Progresit tha se “na mbetet që të punojmë në çështje të tjera që janë adresuar në Raportin e Progresit”.

Kryeministri tha se në këtë raport nuk është përmendur  edhe funksionimi i koalicionit qeverisës, edhe pse sipas tij fuqia dhe serioziteti me të cilin koalicioni i është qasur problemeve është shumë i lartë.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, kemi pasur një koherencë shumë të mirë ndaj problemeve me të cilat jemi ballafaquar gjatë kësaj periudhe dhe ju garantoj se ne do të vazhdojmë me këtë, dhe sigurisht se raporti në të ardhmen do të jetë shumë më i mirë”, ka thënë Mustafa./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-marreveshja-e-brukselit-ka-parapare-dergimin-e-asociacionit-ne-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala