Mustafa: liberalizimi i vizave në vitin 2016

Autori:Avdyl Pajaziti

Në mbledhjen e 60-të të Qeverisë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa foli për të arriturat gjatë takimeve me persona të rëndësishëm në Bruksel, në vizitën e fundit të tij.

Ai tha se pret lajme të mira, që më në fund qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza në vitin 2016.

Po ashtu në këtë takim, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, njoftoi se është arritur marrëveshja me kompaninë Global dhe Bankën Botërore, që më 2017 të fillojë ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”.

Ky projekt, do të kushtojë një miliard euro, por as një cent nuk do të jepet nga Qeveria e vendit.

Sipas Stavilecit “Kosova e Re” do të finalizohet pas pesë vjetësh.

Nga nëntë pika sa kishin propozuar vetë t’i diskutonin në këtë mbledhje, u diskutuan vetëm pesë prej tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-liberalizimi-i-vizave-ne-vitin-2016/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala