Mustafa: Kufirin e Mitrovicës e ka përcaktuar Pakoja e Ahtisaarit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa thotë se kufiri i Mitrovicës është i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit. Nëpërmjet Facebbok, Mustafa kështu i është përgjigju opozitës, që deklaroi se kufiri i Mitrovicës po copëtohet përsëri dhe po afrohet deri tek Ura e Ibrit.

“Opozita nuk ka nevojë të zhvilloj politika të monologut. Çfarë kërkojnë serbet e Mitrovicës së Veriut është dëshirë e tyre, por kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës është dhe mbetet ai i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo në lumin Ibër. Nesër pritet që BE do të fillojë punimet në urë, kurse ajo do të lëshohet në qarkullim në fund të muajit qershor 2016. IM”, shkruan Mustafa në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-kufirin-e-mitrovices-e-ka-percaktuar-pakoja-e-ahtisaarit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala