Mustafa: “Kredit ka edhe kjo Qeveri për MSA-në”

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka thënë se kredit për arritjen deri te nënshkrimi i MSA-së ka edhe Qeveria e tanishme, që sipas tij, ka punuar në kushte të vështira.

“Unë nuk po shoh se kemi shumë dilema për votimin e MSA-së. Është një nder i madh për ne si deputet që të votojmë MSA-në. Mendoj se duhet t’i japin edhe një kredit Qeverisës së sotme sepse me kushte shumë të rënda ta përmbyll këtë proces. Gjithsesi ky është një sukses i të gjitha palëve, por kemi shumë sfida dhe për këto duhet të flasim, por ma shumë të punojmë”, ka thënë Mustafa.

Ai veprimet e opozitës i ka quajtur kontradiktore, për shkak të veprimeve jo evropiane.

“Kjo është një kontradit që po bën opozita dhe mënyra se si po i shprehin këto kundërshtime është anti evropiane”, ka thënë Mustafa./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-kredit-ka-edhe-kjo-qeveri-per-msa-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala