Mustafa: Kosova e Shqipëria bashkohen në BE

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur rreth deklaratave të homologut të tij shqiptar Edi Ramës, për bashkim klasik të Kosovës dhe Shqipërisë, ka thënë se këto të dyja do të jenë bashkë në BE.

Mustafa në një intervistë në emisionin “Debat” të RTK-së, ka nënvizuar se nuk ka qenë i pranishëm në ato momente kur Rama (që ishte bashkë me zëvendëskryeministrin Thaçi) dha deklaratat për bashkimin kombëtar.

“Unë mund të them se s’kam marr pjesë në vendin ku janë dhënë deklaratat e tilla. Mendoj se bashkimi ynë do të bëhet në Bashkimin Evropian, aty do të jemi bashkë”.

“Natyrisht se Kosova dhe Serbia ka divergjenca në këtë periudhë, ndërkaq me Shqipërinë kemi bashkëpunim në shumë fusha”, tha ai.

Mustafa tha se faza e tanishme e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është në një moment që do të duhej të prodhonte implementim marrëveshjesh. Duke folur rreth barrikadës në Mitrovicën Veriore, Mustafa tha se së shpejti do të filloj largimi i tyre.

“Barrikada është çështje së fundi e BE-së. Mendoj se ajo punë do të kryhet, por së shpejti do të fillojë heqja e barrikadave dhe mënyra e lirimit të asaj pjese për komunikimin e qytetarëve”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-kosova-e-shqiperia-bashkohen-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala