Mustafa: Kosova di si të përballet me kërcënime terorriste

Autori:Avdyl Pajaziti

I pari i ekzekutivit ka thënë se autoritetet e sigurisë në Kosovë janë në nivel të duhur për t’u përballur me kërcënime terroriste.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë vizitës që ka bërë në Istog ka komentuar ngjarjet e së premtes mbrëma në Paris.

I pyetur lidhur me sulmet e së premtes mbrëma në Paris, Mustafa ka shprehur keqardhje për viktimat, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, sa i përket sigurisë dhe rrezikut që Kosovë të përballet me të tilla sulme ai ka thënë që Kosova është vend i sigurt, pasi Qeveria e Kosovës ka strategji të fortë për t’u përballur me terrorizmin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-kosova-di-si-te-perballet-me-kercenime-terorriste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala