Mustafa: Koalicioni qeverisës po përballet mirë me problemet

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Raporti i Progresit është real dhe se sipas tij ky raport vlerëson Kosovën në dialogun me Serbinë siç tha ai “përkundër problemeve që i kemi me opozitën”.

“Jemi në fazën fillestare të adresimit të çështjeve. Ne do ta lexojmë çdo pikë të raportit dhe do të marrim masa”, ka deklaruar shefi i qeverisë kosovare.

Mustafa para ministrave të kabinetit qeveritar ka shtuar më tutje se koalicioni qeverisës po përballet mirë me problemet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-koalicioni-qeverises-po-perballet-mire-me-problemet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala