Mustafa kërkon suspendimin e zyrtarëve nën hetime, jo edhe të të emëruarve politikë

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për qeverisjen e të cilit si kryetar komune në Prishtinë lëvizja “Vetëvendosje” kishte ngritur dyshime për keqpërdorime, duke dorëzuar vitin e kaluar mbi 70 dosje në Prokurori, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës tash po kërkon zbatim të ligjit ndaj të gjithë zyrtarëve të dyshuar për keqpërdorime në Qeveri.

Burime të gazetës kanë treguar se kryeministri ka kërkuar nga kabineti i tij qeveritar që të suspendojnë të gjithë zyrtarët për të cilët dihet apo kuptohet se janë nën hetime për vepra penale që lidhen me funksionin e tyre në Qeveri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë kërkesë të kryeministrit njohës të çështjeve ligjore më tepër e shohin si veprim politik se sa vullnet për të vendosur drejtësi. Ndërsa shoqëria civile e vlerëson si veprim të duhur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-kerkon-suspendimin-e-zyrtareve-nen-hetime-jo-edhe-te-te-emeruarve-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala