Mustafa kërkon mbështetje ndërkombëtare nga Organizata për Bashkëpunim Islamik

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u takua në New York me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Iyad Ameen Madani.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, u bisedua për mbështetjen e mëtejshme të OBI-t për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithmbarshëm të reformave.

Kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke filluar nga UNESCO, INTERPOL-i dhe organizatat e tjera, duke kërkuar përkrahjen e OBI-t, në këtë rrugë.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi sekretarin Madani për përkrahjen e Kosovës, deri më tani.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Iyad Ameen Madani, përgëzoi kryeministrin Mustafa për progresin që po arrihet në Kosovë.

Sekretari Madani shprehu mbështetjen konkrete të OBI-it për anëtarësimi n e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe proceset tjera të rëndësishme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-kerkon-mbeshtetje-nderkombetare-nga-organizata-per-bashkepunim-islamik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala