Mustafa kërkon lirimin e Haradinajt

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka  zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin slloven, Miro Cerar.

Kryeministri Mustafa, në mes tjerash, shprehu brengosjen e tij lidhur me ndalimin e ish kryeministrit të Kosovës dhe deputetit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Isa Mustafa e ripërsëriti se nuk ka asnjë arsye që Haradinaj edhe më tutje të përballet me situata të tilla, sidomos kur kemi parasysh se pafajësia e  Haradinaj është dëshmuar edhe në gjykatat ndërkombëtare.

Të dy kryeministrat shprehën gatishmërinë që bashkërisht të punojnë në drejtim të evitimit të situatave të tilla, duke kërkuar nga Interpoli që të rishikohet lista e fletarresteve për të cilat tashmë ka vendime shfajësuese nga instancat më të larta të drejtësisë ndërkombëtare.

Kryeministri slloven,  Cerar i premtoi kryeministrit Mustafa se procedurat ndaj z. Haradinaj do të zhvillohen sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me ligjin dhe detyrimet ndaj Interpolit, përderisa kryeministri Mustafa apeloi te homologu Cerar që Haradinaj t’i mundësohet kthimi sa më parë në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-kerkon-lirimin-e-haradinajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala