Mustafa: Kemi tri opsione për “Kosovën A”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria është e interesuar t’ia vazhdojë jetën edhe për një kohë termocentralit “Kosova A”. Ai ka thënë se janë duke punuar edhe në revitalizimin e “Kosovës B”, derisa ka shtuar se janë duke bërë përpjekje që Kosova të ketë energji të mjaftueshme.

“Do ta rishikojmë strategjinë deri në vitin 2024 në mënyrë që Kosova të ketë energji të mjaftueshme në harmoni me standardet ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media.

Ai ka thënë se për termocentralin “Kosova A” janë tri mundësi. “1 dekomisionimi deri në vitin 2017. 2 të zgjatet dekomisionimi deri në fillimin e punës së Kosovës së re dhe 3 të riparohet në bazë të ofertës se firmës gjermane Bilfinger që ka ofruar 800 deri 1 miliard euro”. /Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-kemi-tri-opsione-per-kosoven-a/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala