Mustafa: Kemi shumë probleme, por kemi shumë potencial për ta ndryshuar gjendjen

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa ka thënë se Kosova është duke u përballur me shumë probleme ekonomike, kulturore, demokratike. Mirëpo Mustafa ka shkruar në rrjetin social Facebook se asnjëherë Kosova nuk ka pasur kaq potencial.

Ky është publikimi i Mustafës në Facebook:

Ne vitet pak me te mira dhe ato shume te veshtira para clirimit gjithnjë dilja pak edhe si per demonstrim me familje e miqe per ta festuar 28 Netorin , gjithnjë me besim tek forca e popullit tone per ta pushtuar lirne e munguar.

Tash duhet ti gezohemi lirise qe na sjell pergjgjesi te tjera , pergjegjsine e ndertimit te shtetit. Ne kemi nje 28 Nentor , e kemi te perbashket me Tiranen, Shkodren, Saranden, Tetoven , Ulqinin dhe Presheven dhe disaporen tone gjithandej. E kemi te perbashket per te gjitha partite dhe orientimet politike. Eshte mbi luften poltike ( te ashper deri ne armiqësi , primitive dhe here here meskine).

Rrethanat historike dhe gjeopolitike kane sjelle qe te kemi dy shtete qe kete dite e kane te perbashket , po duhet ta mbushim me projekte qe i japim përmbajtje lirise dhe pavaresise e demokracise ( tregtia pa pengesa, hekurudhen Milot- Prizren, programet e perbashketa te studimeve, klinika superiore qe te sherohemi e vendet tona, dhe shume gjera te tjera te vogla dhe te medha).

Ne boten e trazuar , ku po zgjohen rikthim ne rrafshin global tendencat e atyre qe e kundershtojne shtetndertimin dhe pavaresine tone duhet te forcojme partneritetitn me aleatet tone e jo ta vejme ne veprim edhe nje her ves te rende qe e kemi : nje vetdestrukcion qe shpeshherë ne historine tone na ka sjelle deme te riparueshme dhe ka shkuar ne dobi te kundershtareve tone historik.

Kemi shume probleme me nivelin e zhvillimit ekonomik, kultural dhe demokratik, kemi dhembje te medha te shtendertimit te shkaktuara nga qeverisja tipike ballkanike ne versionin e keq, po asnjehere nuk kemi qene me mire dhe me kaq potenciale. Kemi shembujt e mire ne vendet e tjera qe ti ndjekim per te bere shoqeri prosperuese . Sa per fillim te jemi te pergjegjshem dhe mos ta shembim edhe ate qe kemi arritur dhe ndertuar me shume sakrifica pergjate me shume se nje shekulli. Ura e shenjte te mbete vetem legjende qe nuk rikthehet, le te sherbeje vetem si mesim qe na la gjeniu i popullit .

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-kemi-shume-probleme-por-kemi-shume-potencial-per-ta-ndryshuar-gjendjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala