Mustafa: Jam i gatshëm ta zbatoj dhe pranoj vendimin e Kushtetueses

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media ka thënë se marrëveshja e Asociacionit nuk ka të bëjë me vullnetin e tij personal por që është një detyrë për të cilën janë pajtuar përfaqësuesit e popullit dy vite më herët.

“Themelimi i Asociacionit nuk është çështje e vullnetit personal”.

“Është rezultat që derivon nga ligji, e që në Kuvend është votuar nga viti 2013 me dy të tretat e votave të deputetëve edhe të atyre që sot po e kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni”.

Mustafa ka thënë se është duke e pritur vendimin nga Gjykata Kushtetuese për çdo veprim të mëvonshëm.

“Një gjë është e qartë se askush as pozita e as opozita nuk mund të marrin rolin e Gjykatës Kushtetuese e nuk mund të bëhen arbitër i Kushtetueses”.

“Unë jam i gatshëm të zbatojë dhe të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Ai kërkoi nga opozita që ta presin vendimin e Kushtetueses.

“Prandaj kam plotësisht të drejtë, të kërkojmë nga opozita ta pres me qetësi vendimin e Gjykatës e të zbatojë atë vendim”.

“Opozita bënë mirë ta pres vendimin e Gjykatës e ta pranojë, e të mos vendos vetëgjyqësinë”.

Më pas kryeministri ka folur edhe rreth marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Ndërkohë që kemi dëgjuar interpretime të ndryshme, unë kam kërkuar nga BE-ja mbështetje për ekspertizë profesionale”.

“Të njëjtën gjë do ta kërkojë edhe nga ShBA-të”.

“Dëshirojë të theksojë se nga data e nënshkrimit e deri më sot, askush nuk  ka argumentuar se një pronë ka kaluar në territorin e Malit të Zi”.

“Përkundër kësaj Qeveria është e hapur të pranojë çdo pretendim”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-jam-i-gatshem-ta-zbatoj-dhe-pranoj-vendimin-e-kushtetueses/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala