Mustafa: Jam i gatshëm për dialog pa kushte

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se është i gatshëm të bisedoj me opozitën, por pa kushte dhe ultimatume.

Mustafa ka shprehur gatishmërinë për të biseduar me liderët opozitarë.

Ai ka thënë se ky dialog me opozitën mund të bëhet vetëm brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës dhe pa kushte.
Mustafa në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka deklaruar se marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin nuk mund të negociohen.

Ai ka thënë se me veprimet e opozitës ka rrezik të dëmtohet procesi i liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, sipas tij, me këto veprime do të frikësohen edhe investitorët e jashtëm. E gjithë kjo, sipas Mustafës, po u faturohet qytetarëve të Kosovës.
Ai ka folur edhe për vizitën e Sekretarit Amerikan John Kerry, duke thënë se porositë që ka dhënë ai kanë qenë të qarta për të gjithë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-jam-i-gatshem-per-dialog-pa-kushte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala