Mustafa i premton Hahnit se do vazhdojë dialogu me Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisionari i Bashkimit Evropian për Politikë Evropian të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn po qëndron për vizitë në Kosovës.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa pas takimit me Johannes Hahn në një konferencë për media ka falënderuar Hahn për vizitën e tij.

“Unë e falënderoj Hahn që erdhi për vizitë dhe folëm për shumë çështje. Unë shprehi përkushtimin e Kosovës që ti përmbush kërkesat e caktuara nga BE-ja. E njoftova për procesin qe ne po zhvillojmë për UNESCO dhe nevojën që kemi të jemi pjesë e saj”, ka deklaruar Mustafa, raporton Indeksonline.

Mustafa më pas ka theksuar se gjatë takimit të tij më Hahn e ka siguruar atë se do ti zbatojnë të gjitha rekomandimet e BE-së.

“ Po ashtu e sigurova Hahn se do të vazhdojmë me bisedimet me Serbin. Sa I përket zhvillimit ekonomik i tregova që kemi tre fishin e investimeve të jashtme dhe jemi duke bërë reforma ekonomike”, tha Mustafa, duke shtuar më pas se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe të gjitha rekomandimet e fundit do ti arrijmë.
Ndërkaq Komisionari Johannes Hahn është shprehur i kënaqur për vizitën e tij dhe takimin me krerët e shtetit, raporton Indeksonline.

“Kam kënaqësinë që sot u takova me krerët e shtetit të Kosovës. Ne konsiderojmë se fokusi drejt BE-së është kritik për juve dhe për rajonin. Ne me Mustafën patëm një diskutim frytdhënës dhe e urova kryeministrin për nënshkrimin e MSA dhe shpresoj që BE-ja do ta jap së shpejti vendimin për Kosovën. E falënderova po ashtu edhe për dialogun Serbinë dhe konstruktivitietin. Në MSA është obligim ligjor dialogu. Jam i bindur se kryeministri Mustafa dhe qeveria është e gatshme ti vazhdon negociatat”, u shpreh Hahn.

Ai më tej theksoi se për liberalizimin e vizave në Kosovë vërtet ka pasur arritje dhe se deri në fund të këtij viti do të mund të rekomandohet që Kosova i ka plotësuar kriteret./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-i-premton-hahnit-se-do-vazhdoje-dialogu-me-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala