Mustafa i kundërpërgjigjet Pacollit për Trepçën

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Mustafa, i është kundërpërgjigjur akuzave të Behgjet Pacolli, lidhur me mos dërgimin në Kuvend të Ligjit për Trepçën.

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa i cili njëherit është edhe kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik i kontaktuar nga Klan Kosova ka deklaruar se në debatin që ka pasur me kreun e AKR-së i kishte thënë këtij të fundit se në janar do të sillej në Kuvend plotësimi ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, e jo ai për Trepçën.

“Për këtë Ligj tash është duke u punuar Qeveria e Kosovës dhe ai do të vije, pasi të hartohet edhe strategjia për këtë ndërmarrje”, tha Mustafa.

Ndryshe, Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar sjelljen e dy partive në pushtet LDK-në dhe PDK-në në lidhje me ligjin për Trepçën. Ai e ka drejtuar gishtin ndaj deputetit të LDK-së Muhamet Mustafën, se kishte premtuar se ky ligj do të sillej në Kuvend janarin e këtij viti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-i-kunderpergjigjet-pacollit-per-trepcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala