Mustafa: I kemi votat për specialen

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri, Isa Mustafa është shprehur i bindur se tashmë janë arritur numrat për të votuar ndryshimet e amendamenteve Kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale

Mustafa, beson se numrat janë por pret që nesër këtë ta tregojnë në Kuvendin e Kosovës.

Përkundër kundërshtimit të Opozitës, të cilët kanë paralajmëruar votën kundër, Qeveria siq thotë edhe Mustafa do ta bëjë këtë në përputhje me ligjin.

“Edhe i përcaktojnë por është një ligj i cili është aprovuar vitin e kaluar me 2/3 e votat e deputetëve të Kuvendit, të cilën ne kemi marr obligim që ta përplotësojmë këtë kërkesë komunitetit ndërkombëtar. Prandaj, nuk është gjë kjo tjetër përveç përplotësimit të zotimeve tona që i kemi dhënë ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe zotimet që ne i kemi përcaktuar me ligj”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri u pyet edhe rreth presioneve politike se me riprocedimin e këtyre amendamenteve po shkelet integriteti i Kuv endit. Por, ai nuk është përgjigjur në këtë pyetje.

Në seancën e nesërme pritet që Kuvendi i Kosovës nesër mblidhet për të debatuar e për ta votuar Gjykatën Speciale.

Opozita, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, ka paralajmëruar votën kundër ndërsa, nuk dihet ende qëndrimi i deputetëve të Listës Serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-i-kemi-votat-per-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala