Mustafa: Grupi kundër Thaçit në LDK nuk e rrezikon zgjedhjen e tij president

Autori:Avdyl Pajaziti

Koalicioni qeveritar PDK-LDK-Lista Srpska, ka pasur një marrëveshje kur kanë lidhur këtë koalicion, ku ndër të tjera specifikohet zgjedhja e Hashim Thaçit president i vendit, në vitin 2016, pasi t’i përfundon mandati presidentes së deritashme, Atifete Jahjaga.

Mustafa në një intervistë për DW ka thënë se është i bindur që votat për zgjedhjen e Thaçit president janë siguruar, transmeton Koha.net.

Ai madje fol edhe për grupin e deputetëve të LDK-së që kundërshtojnë këtë zgjedhje.

“Ka zëra, është një numër shumë i kufizuar i deputetëve nga grupi parlamentar i LDK, por ata nuk e rrezikojnë fare zgjedhjen e zotit Thaçi për president”, ka thënë Mustafa.

Mustafa potencoi në fund se zbatimi i marrëveshjes së koalicionit do të jetë i sigurt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-grupi-kunder-thacit-ne-ldk-nuk-e-rrezikon-zgjedhjen-e-tij-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala