Mustafa: Gratë dhe vajzat tona sakrifikuan përgjatë gjithë historis tonë

Autori:Avdyl Pajaziti

Memoriali ‘Heroinat’ është si mirënjohje sublime për të gjitha sakrificat e femrave përgjatë gjithë historisë shqiptare, tha kryeministri Isa Mustafa në ceremoninë e inaugurimit të saj.

Sipas Mustafës, gratë e Kosovës, në kushte tmerrshmit të renda, gjatë luftës kujdeseshin për fëmijët, pleqtë dhe të plagosurit.

“Kjo vepër është nderim edhe për sakrificën e vajzave që luftuan me ndere por edhe për gratë e dhunuara”, tha kryeministri.

Sipas Mustafës, historia jonë është shumë e pasur me emra grashë heroina. Një nga to sipas kryeministrit është edhe Gonxhe Bojaxhiu – Nenë Tereza, që e sipas tij që na bënë të ndihemi krenarë që në i dhuruam botes një personalitet si ajo.

Pas fjalës së kryeministrit, ai së bashku me presidenten Atifete Jahjaga dhe iniciuesin e këtij memoriali, deputeten Alma Lama e bënë zbulimin e saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-grate-dhe-vajzat-tona-sakrifikuan-pergjate-gjithe-historis-tone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala