Mustafa: Gjykatat në Serbi nuk kanë të drejtë të dënojn ushtarët e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për vendimin e Serbisë dje për dënimin e tetë ushtarëve të UÇK.

Ai tha se për të bërë këtë s’ka kompetenca asnjë gjykatë. Mustafa tha se asnjë gjykatë më Serbi s’ka të drejtë të dënoj ushtarët e Kosovës.

Mustafa tha se si Qeveri do të kërkojnë nga ndërkombëtarët që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë.

“Asnjë vendim i djeshëm i Serbisë ndaj eprorëve ushtarë s’do të ketë ndikim dhe s’do të zbatohet. Kosova është shtet i pavarur dhe për Serbinë qytetarët e Kosovës janë qytetarë të huaj”, tha Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-gjykatat-ne-serbi-nuk-kane-te-drejte-te-denojn-ushtaret-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala