Mustafa fton opozitën të kthehen në Kuvend, por jo me forma të dhunës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kanë marr një barrë të rëndë për zgjidhjen e problemeve ekonomike integruese.

Ai tha se marrëveshjet të cilat po refuzohen dhunshëm janë në përputhje për ndërtimin e shtetit e asesi për dëmtimin e tij dhe humbjen e territorit, raporton lajmi.net.

“Sa i përket Asociacionit, ne do të pranojmë vendimin  Gjykatës Kushtetues dhe ftojmë të gjithë të pranojnë atë. Sa i përket Demarkacionit ne kemi bërë një kufizim në atë pikë në të cilën Kosova kur ëhstë shpallur e pavarur dhë është njohur nga shumë shtete si e tillë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka vlerësuar se opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe t’i shtroj këto çështje, e jo me dhunë, gaz lotsjellës e shufra hekuri.

Qeveria i ka dhënë mbështetje organeve të drejtësisë dhe Policisë për veprimet e tyre për penguar dhunë.

“Në emër të Qeverisë i ftojë opozitën që të kthehen në Kuvend”, tha Mustafa.

Ai foli edhe për protestën në Tiranë, të cilët kërkojnë lirimin e Albin Kurtit, ku tha se shpreson që të mos ketë gaz lotsjellës atje./ lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-fton-opoziten-te-kthehen-ne-kuvend-por-jo-me-forma-te-dhunes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala