Mustafa–FMN: “Në përmirësim performanca fiskale”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa zhvilloi një takim me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane, me të cilin bisedoi për zhvillimet ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe për procesin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë në zhvillimin ekonomik, performancën pozitive fiskale si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend.

Shefi i misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi angazhimin dhe rezultatet e arritura nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ecuria e programit të Kosovës me FMN-në është më pozitive se që është pritur dhe kjo për shkak të treguesve pozitiv në ekonomi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-fmn-ne-permiresim-performanca-fiskale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala