Mustafa flet për takimin e nesërm në Bruksel dhe për komunikimin me Vuçiqin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në takimin e së mërkurës në Bruksel, do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë

Në një intervistë për Radio Televizonin e Vojvodinës, Mustafa ka dhënë garanci se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet, pasi ashtu ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

Siç është raportuar, njëra nga temat e para që do të diskutohet në këtë takim, do të jetë trafiku ajror. Do të diskutohet edhe mundësia e arritjes së një marrëveshje për qarkullimin hekurudhorë dhe ajror mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe Maqedonisë, ka thënë Mustafa, transmeton lajmi.net.

Duke folur për raportet mes tij edhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë kanë komunikim të herëpashershëm mes vete.

“Nuk kemi problem me komunikim. Më ka telefonuar për të shprehur gatishmërinë e Serbisë për të ndihmuar Kosovën gjatë vërshimeve që i kemi pasur”, ka thënë Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-flet-per-takimin-e-neserm-ne-bruksel-dhe-per-komunikimin-me-vuciqin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala