Mustafa flet për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2021

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin iniciues për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2021, ku ishin të pranishëm anëtarët e grupeve punuese nga të gjitha ministritë që do të punojnë në hartimin e strategjisë.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Mustafa tha se jemi të përcaktuar që fokusi dhe kryefjala e kësaj Strategjisë të jetë rritja ekonomike, e cila do të mundësoj punësim më të madh, konkurrencë më të madhe në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, integrim më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ngritje të mirëqenies.

Ai ësht shprehur se Strategjia Kombëtare për Zhvillim përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse në kontekstin e adresimit të sfidave më kritike të zhvillimit të Republikës së Kosovës.

“Kosova ka pasur rritje të zhvillimit përgjatë dekadës së fundit. Edhe pse kemi pas rritje ekonomike, kjo rritje kryesisht është bazuar në investime publike dhe jo në sektorin privat të ekonomisë, prandaj rritja ka osciluar, ashtu siç kanë osciluar investimet publike. Kjo na shtyn që strategjia e ardhshme të jetë e orientuar për një rritje të qëndrueshme, një rritje propulsive, apo diversitet i cili siguron prodhim vendor, konkurrencë dhe përmirësim të bilancit tregtar”.

“Strategjia për Zhvillim Kombëtar vjen si rezultat i të kuptuarit se sfidat zhvillimore të Kosovës më së miri mund të adresohen duke zhvilluar një kornizë të prioriteteve dhe poashtu duke përkufizuar afatet dhe mekanizmat e jetësimit të këtyre prioriteteve”, ka thënë Mustafa.

zkm

Në kuadër të takimit, nga ana e zyrës për planifikim strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, u prezantua edhe procesi dhe koncepti i strategjisë kombëtare për zhvillim dhe shtyllat në të cilat do të bazohet kjo strategji. Gjatë takimit, grupet punuese u informuan për aspektet teknike dhe koordinuese që do të përcillen gjatë procesit të hartimit të strategjisë./lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-flet-per-strategjine-kombetare-per-zhvillim-2021/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala