Mustafa: Edhe Vetëvendosje ka një SHIK

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymerit rreth dosjeve që ky i fundit ia përmendi për Komunën e Prishtinës.

Mustafa, tha se është i gatshëm që të përgjigjet për secilën dosje që kryetari i tanishëm i komunës së Prishtinës ka nisur për gjykatë.

Por Mustafa, iu kthye edhe Visar Ymerit, i cili e quajti lëvizjen e tij jo të pastër. Madje, tha që edhe Vetëvendosje e ka një far SHIK-u.

Mustafa u kërkoi Lëvizjes Vetëvendosje që të krijojnë një komision të përbashkët dhe të hetohen edhe SHIK-u i Kadri Veselit por edhe ai i Vetëvendosjes, përcjell Kosovapress.

“Unë e barti çdo përgjegjësi, por edhe ju duhet ta bartni përgjegjësinë dhe t’u tregoni qytetarëve për protestat dhe për SHIK-un e juaj. Është mirë që me ja u bë një komision edhe SHIK-ut të Vetëvendosjes. Njerëzve që po u veni kamera. Edhe krejt bashkë po i shtimë me një pako dhe po i hetojmë të gjitha SHIK-ët”, tha Mustafa

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-edhe-vetevendosje-ka-nje-shik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala