Mustafa e Vuçiq, më 23 qershor flasin edhe për heqjen e “Parkut të Paqes”

Autori:Avdyl Pajaziti

Dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë në Bruksel më 23 qershor, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

Sipas tij, në këtë takim do të diskutohen për telekomunikacionin, ku do të flitet për kodin, energjetikën dhe heqjen e të ashtuquajturit “Parku i Paqes”, mbi lumin Ibër.
Ndërsa, për përbërjen e delegacionit të Kosovës, Abrashi ka thënë se për momentin mund të konfirmojë pjesëmarrjen e kryeministrit, Isa Mustafa, ndërsa ende nuk është e vendosur për pjesën tjetër të delegacionit.

Burime të KosovaPress-it, thonë se në të këtë takim do të fillojnë bisedimet edhe për Asociacionin e komunave serbe, por Abrashi ka thënë se për këtë çështje do të ketë njoftime javën e ardhshme.

Po ashtu, sipas Abrashit, më 24 qershor ,Mustafa do të marrë pjesë edhe në samitin e Partive Popullore Evropiane

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-e-vuciq-me-23-qershor-flasin-edhe-per-heqjen-e-parkut-te-paqes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala