Mustafa e Thaçi: Pushteti nuk mund të merret me dhunë

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përkrah me zëvendësin e tij, Hashim Thacin në një konferencë të përbashkët për media, kanë clerësuar të dhunshme protestën e së martës, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryministri Mustafa ka thënës e Qeveria e Kosovës e dënon ashpër dhunën e ushtruar nga protestuesit.

“Është tepër e dëmshme që për qëllime politike të krijohen ndasi ndëretnike në Kosovës. Policia është sulmuar ashpër nga protestuesit”, ka thënë Mustafa.

Sips tij, pusheti nuk merret me dhunë.

Ngjashëm është shprehur edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, sipas të cilit organozatorët e protestës kishin për qëllim marrjen e pushtetit me dhunë.

“Ky është një tentim i marrjes së pushtetit me dhunë”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se pushteti mund të merret vetëm me votën e lirë, ndërsa pamjet e sotme në rrugët e Prishtinës janë të pa pranueshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-e-thaci-pushteti-nuk-mund-te-merret-me-dhune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala